Euro Exchange Rate

British Pound (GBP)0.8221

Swiss Franc (CHF)1.2837

US Dollar (USD)1.2697

source:www.ecb.europa.eu

Temperatura Momentale

Lajmet

Për ne

Programi mikro-financiar në Kosovë i FINCA-së ka filluar me financimin dhe ndihmën e USAID.

Shkëlqesia e saj mbretëresha Rania Al-Abdullah e perandorisë Hashemite në Jordani zyrtarisht e inauguroi programin mikro-financiar të FINCA-së në Kosovë, në shkurt të vitit 2000, duke i dhënë kreditë e para grupore të programit në Malishevë.
 
Pas 10 vitesh veprimtarie në Kosovë, FINCA Kosovë sot ofron katër produkte themelore të kredive: kredi grupore solidare, kredi individuale, kredi për renovim dhe kredi rurale.

FINCA Kosovë gjithashtu është i vetmi institucion mikro-financiar në Kosovë që ofron kredi për fillimin e biznesit për ndërmarrës  dhe ndërmarrëse.

FINCA Kosovë fillimisht i vendosi zyrat kryesore në Prizren, qyteti i dytë me madhësi në Kosovë, mbasi në nëntor 2008, barti selinë në kryeqytetin e Kosovës Prishtinë dhe gradualisht i zgjeroi veprimtaritë e saj gjatë 10 viteve të kaluara, në regjione të tjera, përfshirë edhe rajonet e populluara me etni të tjera.

Sot, FINCA Kosovë vepron në të gjitha provincat e Kosovës, pos në rajonin e Mitrovicës Veriore.

Stafi i FINCA Kosovë-së përbëhet prej 200 profesionistë të përkushtuar dhe me përvojë, të përkushtuar të ndërtojnë një program të qëndrueshm mikro-financiar duke ofruar zgjidhje afatgjate për nevojat e klientëve.

Me datë 31 Shkurt 2010, programi i ka 14,628 klientë aktiv dhe portfolio huash prej 20,934,185 €.

Gjatë fazës së saj fillestare, FINCA Kosovë ka marrë donacione nga USAID, UNMIK-u, OSBE-ja dhe sot ka krijuar partneritet donacionesh me SDC-ne (Agjencionin Zvicëran për Zhvillim dhe Bashkëpunim) dhe DANIDA (Agjencioni Nderkombëtar Danez për Zhvillim).

Gjithashtu, FINCA-Kosovë për momentin  ka marrëveshje financimi me EFSE, Symbiotics, Responsability, EBRD, Finetic dhe Etimos.

FINCA Kosovë është e regjistruar si institucion mikro-financiar në Bankën Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) dhe është njëra ndër themelueset dhe pjesmarrëse aktive e Asociacionit të Institucioneve Mikro-Financiare të Kosovës (AMIK) dhe CRK-së (Regjistri i Kredive të Kosovës)