Për FINCA Kosovë
Programi mikro-financiar në Kosovë i FINCA ka filluar me financimin dhe ndihmën e USAID.
Shkëlqesia e saj mbretëresha Rania Al-Abdullah e perandorisë Hashemite në Jordani zyrtarisht e inauguroi programin mikro-financiar të FINCA-së në Kosovë, në shkurt të vitit 2000, duke i dhënë kreditë e para grupore të programit në Malishevë.
Pas 10 vitesh veprimtarie në Kosovë, FINCA Kosovë sot ofron katër produkte themelore të kredive: kredi grupore solidare, kredi biznesi, kredi për renovim dhe kredi rurale.
FINCA Kosovë gjithashtu është i vetmi institucion mikro-financiar në Kosovë që ofron kredi për fillimin e biznesit për sipërmarrësit e rinjë.
FINCA Kosovë fillimisht i vendosi zyrat kryesore në Prizren, qyteti i dytë me madhësi në Kosovë, me pastaj në Nëntor 2008, selia e FINCA u bart në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, dhe gradualisht e zgjeroi veprimtarinë e saj në regjione e tjera, përfshirë edhe rajonet e popullzuara me komunitete tjera.
Sot, FINCA Kosovë vepron në të gjitha rajonet e Kosovës, pos në rajonin e Mitrovicës veriore.
Personeli i FINCA Kosovë përbëhet prej mbi 230 profesionistëve të përkushtuar dhe me përvojë, të përkushtuar të ndërtojnë një program të qëndrueshëm mikro-financiar dhe duke ofruar zgjidhje afatgjate për nevojat e klientëve.
Me datë 31 Korrik 2010, numri i klientëve aktive ka arritur në 16,319 ndërsa portfolio e huave ka arritur vleren e EUR 22,711,633.
Gjatë fazës së saj fillestare, FINCA Kosovë ka marrë donacione nga USAID, UNMIK-u, OSBE-ja dhe sot ka krijuar partneritet donacionesh me SDC-ne (Agjencionin Zvicëran për Zhvillim dhe Bashkëpunim) dhe DANIDA (Agjencioni Nderkombëtar Danez për Zhvillim).
Gjithashtu, FINCA-Kosovë për momentin ka marrëveshje financimi me EFSE, Symbiotics, Responsability, EBRD, Finetic, Etimos dhe BlueOrchard.
FINCA Kosovë është e regjistruar si institucion mikro-financiar në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës dhe është anëtar i Regjistrit të Kredive të Kosovës, po ashtu anëtar i Shoqatës së Bankave te Kosovës dhe është njëri ndër themeluesit dhe pjesmarrësit aktiv të Asociacionit të Institucioneve Mikro-Financiare të Kosovës.
