FINCA në Javën Evropiane
FINCA Kosovë morri pjesë në Javën Evropiane të NVM-ve Kosovare.
FINCA Kosova, në kuadër të Shoqatës së Bankave të Kosovës morri pjesë në Javën Evropiane të NVM-ve Kosovare, e cila ishte organizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.
Java evropiane ka filluar të implementohet nga 6 deri 14 Maj 2010 dhe paraqet fushatën pë të informuar, këshilluar dhe mbështet ndërmarrësit që të zhvillojnë aktivitetet e tyre në nivel evropian, kombëtar dhe nivel lokal.
FINCA u paraqit me stende dhe material promovuese gjatë tërë ditësm ërkurë 12 Maj, 2010 në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës.
FINCA ka bërë promovimin e produkteve kreditore për të gjithë vizitorët gjatë ditës ku morrën pjesë studentë, sipërmarrës, biznese të vogla, të mesme dhe të mëdha.
Pjesëmarja jonë në javën Evropiane të NVM-ve Kosovare - 2010 do të ndihmojë dhe kontribojë në zhvillimin e NVM-ve, përmes prezantimit të produkteve që FINCA ofron këtij sektori.


