Euro Exchange Rate

British Pound (GBP)0.8221

Swiss Franc (CHF)1.2837

US Dollar (USD)1.2697

source:www.ecb.europa.eu

Temperatura Momentale

Lajmet

Përfaquesit e AMIK-ut janë pritur nga Ministrija e MAP-së

20 prill, 2010 – Përfaqësuesit e Asociacionit të Institucioneve Mikrofinanciare të Kosovës (AMIK), në krye me drejtoreshën e këtij asociacioni, Blerta Qerimi, drejtoreshën e Bordit të AMIK-ut, znj. Ella Beavers dhe z. Vahdet Anadolli, anëtar Bordi të AMIK-ut, janë pritur nga Ministrja e Ministrisë së Administratës Publike, znj. Edita Tahiri dhe bashkëpunëtorët e saj kompetentë në këtë fushë. Temë e këtij takimi, në mes tjerash, ishte edhe mundësia që statusi i këtyre strukturave të zhvillohet më tutje, në harmoni me rrethanat e reja të krijuara në vendin tonë, pas shpalljes së shtetësisë.


Përfaqësuesit e AMIK-ut, pasi kanë paraqitur shkurtimisht rrjedhën e punës së tyre që nga themelimi e deri më sot, kanë shtruar nevojën e transformimit të këtyre strukturave mikrofinanciare, në mënyrë që ato të përshtaten me evoluimin e përgjithshëm të vendit pas pavarësisë së vendit.


Ministrja Edita Tahiri ka shprehur falënderimin për kontributin dhe ndihmën në periudhën e pasluftës, veçmas në vendet rurale, nga këto struktura dhe ka theksuar gatishmërinë e institucioneve të Kosovës dhe ministrisë që ajo drejton për një zgjidhje adekuate dhe të shpejtë lidhur me rolin dhe statusin e tyre.
 
 
Zyra për Komunikim e MAP-së

http://www.ks-gov.net/MAP/News.aspx?ID=1035

 

Prapa