Euro Exchange Rate

British Pound (GBP)0.8221

Swiss Franc (CHF)1.2837

US Dollar (USD)1.2697

source:www.ecb.europa.eu

Temperatura Momentale

Lajmet

Suksesi Ndërkombëtar i DOKUFEST-it

Festivali ndërkombëtar i filmit dokumetar dhe të shkurtër DOKUFEST është rradhitur i 22-ti në listën e 25 festivaleve më të mira botërore në programet e të cilëve dominojnë filmat dokumentarë. Nga shumë spozorët tjerë FINCA eshtë  i vetmi sponsor që nga fillimi i këtij festivali ndërkombëtar në Kosovë, dhe krenohet me suksesin e DOKUFESTIT ne arenen ndërkombëtare.


Filmbërësi dhe kritiku amerikan AJ Schnack,  në bazë të komenteve të cilat i ka mbledhur nga kolegët dhe përfaqësuesit e industrisë së filmit nga mbarë bota, për herë të dytë e ka sajuar listën e 25 festivaleve më të mira të globit për vitin 2009, ku “Dokufestin” e ka radhitur në pozitën e 22-të. Në këtë mes janë rradhitur edhe festivalet e mëdha të filmit si Festival i filmit në Thessaloniki, Doku Lisboa i Portugalisë, Festivali ndërkombëtar i filmit në Edinburgh, Copehnhagen Dox, Trieca, Berlinale, IDFA, Festivali i Filmit në Toronto e të tjerë.


FINCA e ka fituar statusin si sponsor tradicional për shkak se ishte i vetmi institucion që vazhdon sponsorimin e DOKUFEST-it që nga fillimi.
 

Prapa