Euro Exchange Rate

British Pound (GBP)0.8221

Swiss Franc (CHF)1.2837

US Dollar (USD)1.2697

source:www.ecb.europa.eu

Temperatura Momentale

Lajmet

Mesazhi i Shefit Ekzekutiv



             

 

Të nderuar vizitorë,

Mirë se erdhët në web faqen e FINCA’s Kosovë. Ne jemi të lumtur që ju na vizitoni dhe dëshirojmë që t’ju ofrojme produkte dhe shërbime nga më të mirat, në mënyre që t’i përmbushim kërkesat dhe nevojat tuaja finaciare.

FINCA është duke operuar në Kosovë për më shumë se 10 vite dhe ne jemi krenarë për të arriturat tona. Ne kemi filluar vetem me një degë të vogël dhe disa punetorë kurse sot kemi më shumë se 20 degë nëpër të gjithë vendin ku janë të punësuar më shumë se 230 qytetarë të  Kosovës. Ne e dimë që ne nuk do të ishim në gjendje për ti korrur gjithë këto sukses pa klientët tanë, sepse përmes jush dhe bizneseve tuaja, FINCA ka qenë në gjendje që të rritet dhe të zhvillohet siq është tani. Ne rritmei së bashku me klientët tanë dhe për këtë gjë jemi krenarë. Ne u rritëm me ju ashtu siq ju kaluat nëpër vështersitë dhe vuajtjet e ekonomisë së pasluftës. Megjithatë, ne nuk u dorezuam, ashtu siq nuk u dorezuat as ju.

 

Të dashur klientë,

Ne përpiqemi që t‘ju ofrojmë shërbime sa më të mira për të zhvilluar FINCA-n në një institucion financiar që konkurron në treg në mënyrë të barabartë. Zotimi ynë është që të jemi më të mirët në atë që bëjmë. Përgjegjësia jonë jeni ju-banorë rural dhe urban të Kosovës, bizneset mikro dhe të vogla, njerëzit të cilët nuk kanë qasje në institucione financiare konvencionale dhe ndonjëherë të injoruar nga bankat sepse nuk janë mjaft të pasur. Ne përpiqemi  që të ulim koston me qëllim që të kemi qmime të arësyeshme dhe jo të shtrejnta. Ne tentojmë që t’i përmbushim nevojat tuaja sa më shpejtë, në menyrë të saktë , transparente dhe me një qëndrim miqësor.

 

Ne mbajmë përgjegjësi ndaj komuniteteve tona ku ne jetojmë dhe punojmë. Ne jemi qytetarë të mbarë- që e respektojmë ligjin, që mbështesim punën e mirë dhe qëllimet e mira dhe që e mbajmë pjesën tonë të obligimeve. Ne inkurajojmë përmirësimet shoqërore dhe shëndetësi e edukim më të mire dhe kujdesemi mire për pronën të cilën jemi të privilegjuar ta përdorim, duke e mbrojtur ambientin dhe burimet natyrore sikur të ishin tonat. Vetëm atëhere kur ne punojmë dhe u përmbahemi këtyre principeve, klientët tanë kanë një siguri, punëtorët tanë kanë vetëbesim të lartë dhe krenari si dhe aksionarët tanë shohin ndryshimin që neve bëjmë në jetën e njerëzve e cila eventualisht do të shpije në zhvillimin e Kosovës.

 

Ella Beavers

FINCA Kosova CEO