Euro Exchange Rate

British Pound (GBP)0.8221

Swiss Franc (CHF)1.2837

US Dollar (USD)1.2697

source:www.ecb.europa.eu

Temperatura Momentale

Lajmet

Kredi Grupore

Kredi grupore u ofrohen klientëve të cilët normalisht nuk kanë qasje në kredi, kanë kolateral të kufizuar për të ofruar dhe të cilët kolektivisht e garantojnë kredinë e njëri-tjetrit.

Kredi grupore janë synuar për klientët me të ardhura më të ulëta dhe për tregtarët e vegjël me nivel modest të veprimtarisë afariste dhe qarkullim monetar, të cilët nuk kanë histori kreditore apo kapacitete për të ofruar kolateral për kredi.

Anëtarësia grupore përcaktohet përmes procesit vetë-zgjedhor dhe gupet formohen dhe menaxhohen nga vet anëtarët. Solidariteti grupor është metoda parësore e sigurimit të kredisë.

FINCA Kosovë e shërben shumicën e kredive të saj grupore ku ndodhen veprimtaritë e biznesit të klientëve.

Kredia jipet për:

  • Prodhuesit, tregtaret, shërbyesit e imët dhe lëvizës
  • Rritjen e kapacitetit prodhues, tregtare dhe shërbyes
  • Furnizimi me lendë të parë dhe produkte të gatshme
  • Blerjen e makinerisë së vogël


Karakteristikat e Kredisë

  • Procedura dhe realizimi i menjëhershëm
  • Financim dhe këshillim me nëpunës kredie
  • Nuk kërkohet llogari bankare
  • Ripagesat në këste: javore, dy javore, katër javore dhe mujore


Për të aplikuar online për kredi klikoni ketu.

 

Për më shumë informata ju lusim të kontaktoni zyrën tonë më të afërt.