Si të aplikoni
Ne i mirëpresim interesimet e juaja, për ofrimin e shërbimeve financiare tek klientët tanë.
Karriera me FINCA është e kënaqshme në veçanti, sepse mikrofinancat promovojnë mirëqenien e familjes, drejtësi ekonomike, dhe paqë. Ne jemi krenar për njerëzit që punojnë në FINCA Kosova. Ata janë individ të përkushtuar dhe të suksesshëm.
Nëse dëshironi të punoni në FINCA Kosova, atëherë më poshtë janë sqarimet se si mund të aplikoni.
Ju mund të aplikoni për ndonjë vend specifik, apo ju mund të aplikoni për vend gjeneral. Kjo është mënyra:
1. Kur ju e gjeni ndonjë pozitë specifike për të cilën jeni të interesuar të aplikoni, ju vetëm dërgoni dokumentet e kompletuara dhe biografin e juaj (CV) para përfundimit të mbylljes së konkursit në email adresën e specifikuar te punësimit në recruitment@fincakosovo.org Mos harroni të specifikoni në kryerresht te emailit, pozitën për të cilën aplikoni.
2. Në qoftë se ne nuk kemi ndonjë pozitë të hapur, ju prapë mund të na e dërgoni CV-në tuaj me një letër motivimi në këtë adresë: recruitment@fincakosovo.org. Ne do t'a kemi parasysh CV-në tuaj për pozitat e reja që do të hapen në të ardhmen.
3. Në Formën e Aplikimit për Punë, në faqen e internetit, ju mund të plotësoni formularin e aplikimit e cila automatikisht do të dërgohet
në Departamentin e Burimeve Njerezore .
